Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në Forumin e 15-të Ndërkombëtar të Dubrovnikut.
Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Zagreb përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.
“Në Forumin e 15-të Ndërkombëtar të Dubrovnikut, Kosova u prezantua me ministren e Puneve të Jashtme dhe të Diasporës znj Donika Gërvalla, ku moren pjesë rreth 40 ministra dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë, kryesisht nga vendet e Evropës Jugore, Juglindore dhe Qendrore, si dhe përfaqësues të disa institucioneve evropiane dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe të sektorit të biznesit. Konferenca tradicionale ndërkombëtare e Forumit të Dubrovnikut me moton “A quest for balance in a ëorld disrupted”. Forumin e sivjetëm të Dubrovnikut e hapi kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, dhe kryeparlamentari kroat Gordan Jandrokoviq”, thuhet në njoftimin e yre.






