LAJME

Gërvalla për vrasjen e 25-vjeçares: Tjetër alarm i rëndë për shoqërinë e institucionet

Gërvalla për vrasjen e 25-vjeçares: Tjetër alarm i rëndë për shoqërinë e institucionet
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Gusht 2026, 15:22

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së 25-vjeçares në Malishevë e cila ishte edhe shtatzënë, e ku i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj.

Gërvalla ka kërkuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse që ta trajtojnë me seriozitet e pa kompromis këtë rast. Ajo e ka quajtur alarm tjetër të rëndë për shoqërinë dhe institucionet. Sipas Gërvallës nuk mjafton të reagohet pasi të humbet një jetë.

“Ky rast është një tjetër alarm i rëndë për të gjithë shoqërinë dhe për institucionet. Nuk mjafton të reagojmë pasi të humbet një jetë. Duhet të parandalojmë dhunën përpara se ajo të bëhet e pakthyeshme. Si Koordinatore Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore, kërkoj nga të gjitha institucionet përgjegjëse që ta trajtojnë këtë rast me seriozitetin maksimal dhe të mos lënë asnjë rrethanë pa u hetuar”, ka thënë Gërvalla mes tjerash.

Një grua 25-vjeçare, nga fshati Kërvasari e Malishevës dhe në javën e 34-t të shtatzënisë është vrarë mbrëmjen e së dielës. Bashkëshorti i saj është i dyshuari i këtij rasti ndërsa edhe vetë ai ka mbetur i plagosur rëndë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika