Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është shprehur optimiste se në fundin e vitit 2023 Kosova do të anëtarësohet në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.
Para Komisionit për Punë të Jashtme, ajo ka thënë se nuk ka asnjë njohje të re, megjithatë pohoi se ka lëvizje në këtë drejtim.
“Rekomandim i partnerëve që të aplikojmë fillimisht në Partneritetin për Paqe. Jam optimiste për vitin 2023 për Partneritetin për Paqe dhe shpresojmë se fundi i vitit 2023 do ta gjejë Kosovën anëtare të Partneritetit për Paqe. Sa i përket njohjeve të reja, nuk kemi asnjë njohje të re në tavolinë, por ka lëvizje. Nuk mund t’i shpërfaq hapat këtu. Ka pasur fushatë për ç’njohje nga Serbia por nuk kemi informata se është tërhequr ndonjë njohje. Serbia po mundohet të josh me armatime”.





