LAJME

Gërvalla në takim me deputetë gjermanë, temë anëtarësimi në KiE

Gërvalla në takim me deputetë gjermanë, temë anëtarësimi në KiE
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shkurt 2024, 21:18

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, në takim me deputetë gjermanë në qendër të diskutimit ishte anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ministrja Gërvalla, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, i informoi ata rreth proceseve politike në vend, situatën e sigurisë dhe ndryshimet thelbësore në komunat veriore, rezultatet e qeverisjes së mirë dhe prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.

“Gjatë takimit me deputetët, Niels Annen (SPD), Ulrich Lechte (FDP), Thomas Erndl (CDU/CSU), Andreas Schwarz dhe Armand Zorn (SPD), si dhe Alexander Müller (FDP), ministrja Gërvalla i falënderoi ata për mbështetjen ndaj Kosovës, duke theksuar se Gjermania është partnere e fuqishme e Kosovës dhe mbështetja e saj për Kosovën në proceset euroatlantike është thelbësore për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e MPJD-së./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika