Ministrja e Jashtme e Kosovës, në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit ka kërkuar që kryediplomati serb, Ivica Daçiq të sillet para drejtësisë ndërkombëtare.
Ajo e ka akuzuar atë për krime lufte, vrasje masive dhe përdhunime.
“Ata që janë përgjegjës për gjenocid janë ende në pushtet. Vuçiq ishte ministër i propagandës së Millosheviqit. Ai ende vepron si ministër i propagandës. S’ka pasur as keqardhje por ka pasur përbuzje të së vërtetës. Fasada që shihet nga politikanët. Ivica Daçiq, kryediplomat është përgjegjës për vrasje masive, dhunim, dhe duhet të sillet para Tribunalit për Krime Lufte”, tha ajo.
Gërvalla lavdëroi progresin që ajo thotë se ka nddhur në Kosovë, ajo thotë se ka pasur investime të mëdha nga jashtë si dhe ka plane për investime tjera.
Siç thotë Gërvalla, kërkesa e presidentes Osmani për investime është “përqafuar” nga të gjitha shtetet e botës.
“Nga e tërë bota, mesazhi, ftesa e presidentes është marrë me seriozitet për të ardhë për të investuar dhe eksploruar mundësitë në Kosovë. Na është mundësuar largimi i vizave evropiane, kemi siguruar një fitore të madhe në Komisionin e Ministrave të Kosovës që ajo të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Jemi të përkushtuar për të bërë çdo përpjekje që Kosova të marrë pjesën e saj në . Serbia shikon kah lindjet, kah mbetjet e së kaluarës. Tradhton marrëveshjes e së kaluarës. Vuçiq i quajti palët ndërkombëtare si mashtrues. Ai është mospajtuar dhe ka shkelur shumicën e marrëveshjeve me Kosovën. Serbia s’do marrëveshje. Do të çrregullojë çdo marrëveshje”, tha Gërvalla.