LAJME

Gërvalla: Në mëngjes fola me Martin Berishajn, ambasadori nuk shkarkohet për shkak të fjalëve

Gërvalla: Në mëngjes fola me Martin Berishajn, ambasadori nuk shkarkohet për shkak të fjalëve
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Janar 2023, 12:16

Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është përgjigjur sërish lidhur me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet se u implikua në një skandal të madh financiar për të cilin raportuan mediat në Slloveni dhe Kroaci.

“Vazhdoj të kërkoj informacione zyrtare nga disa shtete mbi këto dyshime, ndërsa konfirmoi edhe një herë se shkarkimi i ambasadorit nuk është duke u konsideruar”, tha Gërvalla.

Zv.kryeministrja më tej theksoi se ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve të fjalëve. Ambasadori sipas saj shkarkohet në momentin kur ka arsye faktike se pse ambasadori duhet të shkarkohet.

“Deri në këtë moment nuk kam asnjë informacion të vetëm që shkelje të tilla kanë ndodhur”, tha Gërvalla.

Kryediplomatja tha se sot në mëngjes ka folur me ambasadorin Berishaj, duke treguar se ai ka kërkuar që ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media për t’iu përgjigjur pyetjeve.

“Sot në mëngjes kam folur me ambasadorin Berishaj dhe ai ka treguar gatishmërinë që ose me shkrim, ose ndoshta, po të kemi mundësi ta sjellim, ta kemi një konferencë të përbashkët për shtyp edhe aty të përgjigjet”, tha Gërvalla.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika