Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Greqi, është takuar sot më përfaqësues të komunitetit biznesor grek nën organizimin e Forumit Ekonomik Delphi.
Siç njofton MPJD, në fokus të këtij takimi ministrja Gërvalla kishte prezantimin e ofertës së Kosovës për investime të huaja direkte.
“Gërvalla shpjegoi para komunitetit të biznesit shumë arsye pse vlen të investohet në Kosovë, duke filluar nga taksat e ulëta dhe shërbimet pa burokraci, potenciali i madh njerëzor për punë profesionale, legjislacioni i bashkërenduar me atë të BE-së si dhe mbrojtja që i ofrohet investitorëve të huaj”, thuhet në kumtesë.






