Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se pas agresionit rus dhe duke marrë parasysh shkeljet e të drejtës ndërkombëtare nga Rusia për pushtimin e Ukrainës, Kosova u është bashkuar shteteve demokratike me sanksione.
“Jo ‘Amelika Amelika’ kështu tregohet partneriteti. Më vjen keq të dëgjoj nga një ish-ministër i Punëve të Jashtme të thotë që Kosova paska nevojë të ripozicionohet. Jo, Kosova është pozicionuar shumë qartë me shtetin e Amerikës. Z.Hoxhaj na garantoi që jo që nuk ka, po as që do të ketë njohje të reja e as liberalizim, mua më lind pyetja se ku e merr këtë vendosmëri për t’i thënë këto fjalë z.Hoxhaj”, ka thënë ajo.





