Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se reforma në sistemin prokurorial dhe në atë të drejtësisë në përgjithësi mbetet ndër top prioritetet e Kosovës. Ajo ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit nga “Betimi për Drejtësi” të takimit mes u.d. kryeprokurorit të Shtetit me kryeprokurorët e prokurorive më 28 janar 2026.
Në audio-incizim dëgjohet biseda e u.d. kryeprokurorit Agron Qalaj me kryeprokurorët e prokurorive lidhur me kritikat e Bashkimit Evropian për moszbatimin e reformës në Këshillin Prokurorial të Kosovës. të përfshirë në diskutime ishin edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Shqipdon Fazliu, ish-kryeprokurori i Shtetit, tani prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Gërvalla ka thënë se komentet e këtyre akterëve janë shqetësuese dhe se janë “pasqyrë e gjendjes në të cilën ende ndodhet sistemi prokurorial”.





