Gërvalla: Çdo model i Asociacionit që lejon Serbinë të minojë sovranitetin duhet të refuzohet

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Jan 31, 2023
Gërvalla: Çdo model i Asociacionit që lejon Serbinë të minojë sovranitetin duhet të refuzohet

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka shkruar pas diskutimit për Asociacionin, që është organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Sipas saj çdo model i Asociacionit që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet.

“Çdo model që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë ata që synojnë paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Të martën në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë është mbajtur një diskutim i mbyllur me zyrtarë shtetërorë, liderë politikë, diplomatë e organizata të shoqërisë civile, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika