LAJME

Gërvalla bisedon me homologun kroat për procesin e integrimit euroatlantik të Kosovë

Gërvalla bisedon me homologun kroat për procesin e integrimit euroatlantik të Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Maj 2023, 17:31

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz ka takuar në Prishtinë homologun e saj kroat, Gordan Grliq-Radman, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Sipas një njoftimi të shkurtër të MPJ-së së Kosovës, kryediplomatja kosovare diskutoi me kolegun e saj procesin e integrimit euroatlantik të Kosovës.

Veç tjerash, Gërvalla-Schwarz e ka falënderuar atë për mbështetjen e palëkundur të Kroacisë në aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare, përfshirë KiE-në dhe BE-në.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika