Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, së bashku me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi një takim me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi, dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi.
Gërvalla: Bashkërendimi ndërinstitucional është çelësi për forcimin e drejtësisë

Sipas Gërvallës, në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në sistemin e drejtësisë, prioritetet strategjike dhe angazhimet për avancimin e reformave që synojnë një sistem gjyqësor dhe prokurorial më efikas, profesional, transparent dhe të pavarur.
Ajo theksoi se bashkëpunimi dhe bashkërendimi ndërinstitucional mbeten kyç për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e besimit të qytetarëve në institucione dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

