Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin, diktator, duke thënë se pushtimi i Ukrainës, i kujton kohën kur u sulmua Kosova nga Serbia.
Gërvalla: Agresioni nga diktatori rus Putin na kujton kohën kur Kosova u sulmua nga liderët brutalë të Serbisë

Në një shkrim në Twitter, Gërvalla theksoi angazhimin e Kosovës për t’i dalë në ndihmë Ukrainës.
“Agresioni ndaj Ukrainës nga diktatori rus Putin na kujton kohën më të keqe në historinë tonë të re kur Kosova u sulmua nga liderë të ngjashëm brutalë të Serbisë. Kosova do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar dhe botën demokratike për ta fituar këtë luftë”, shkroi ministrja.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

