Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në raportimin e saj në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka thënë se do të rishikojnë vendosjen e ambasadave në shtetet përkatëse.Gërvalla para deputetëve u shpreh se do të dalin me një listë se ku duhet të jenë prioritet për hapjen e ambasadave.
“Ligji për Shërbimin e Jashtëm do të vërë në pikëpytje të gjitha ambasadat, konsulatat në secilin veç e veç do të shikojmë në çfarë konkurence është në shtetet që nuk jemi të pranishëm e që do të duhet të jemi, duhet të jemi të kujdesshëm ku i vendosim apo ku nuk i vendosim ambasadat tona.





