- Reklama -

Gazmend Muhaxheri dorëzon mandatin e deputetit: Do të mbes në komunë

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka dorëzuar mandatin e deputetit.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin vetë Muhaxheri.

- Reklama -
“Sapo e dorëzova dorëheqjen sepse do të mbes në komunë”, tha shkurt Muhaxheri.Kryetari i Pejës në zgjedhjet e 9 shkurtit fitoi mandatin e deputetit duke marrë plot 25 mijë e 942 vota.

Përveç Muhaxherit, edhe Imri Ahmeti që udhëheq me Lipjanin ka fituar mandatin e deputetit.

Telegrafi ka kontaktuar edhe Ahmetin për të marrë një qëndrim por i njëjti nuk është përgjigjur.

KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pas më shumë se një muaj nga mbajtja e tyre.

Sipas këtyre rezultateve, në zgjedhjet e 09.02.2025 kanë marrë pjesë 966,283 votues apo 46.54 %.Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 396,787 vota apo 42.30%, PDK është renditur e dyta me 196,474 apo 20.95%, LDK e treta me 171,357 apo 18.27%, AAK-Nisma me 66,256 vota apo 7.06%.

Sipas numrit të ulëseve që kanë siguruar në Kuvendin e Kosovës, partitë janë renditur kështu: LVV me 48 deputetë, PDK me 24 deputetë, LDK me 20 deputetë, Lista Serbe me 9 deputetë, AAK-Nisma me 8 deputetë, etj. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort