Meshcheriakova ka thënë për “The Geopost” se tatuazhin e ka bërë në shenjë të solidaritetit që ka me kombin shqiptar dhe Kosovën në veçanti.
Duke folur për Kosovën, ajo u shpreh se “nga propaganda ruse dhe ajo serbe kishte dëgjuar të pavërteta lidhur me Kosovën”.
“Nuk është hera ime e parë këtu, për të gjithë gazetarët e tjerë është hera e parë në Kosovë. Hera e parë ishte në vitin 2011, atëherë kur studioja në Vjenë, studime juglindore dhe atje mësova shqip. Ende nuk di të flas mirë. U interesova për situatën këtu, situatën e keqe, sepse mbaj mend që në mediat ukrainase, e përshkruanin krejtësisht ndryshe, dhe unë isha shumë kureshtare për këtë”, ka thënë ajo.





