Gazetari serb, Branislav Krstic thotë se në takimin e 18 marsit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Serb nuk do të ketë marrëveshje.
Krstic në një prononcim për GazetaBlic thotë se, Kurtit dhe Vuçiqit nuk do ju kërkohet të nënshkruajnë asgjë, por do të diskutohen çështjet më të rëndësishme që duhet marrë parasysh të dyja palët për gjashtë muajt e ardhshëm.
“Askush nuk do t’i kërkojë Vuçiqit apo Kurtit të nënshkruajnë asgjë.Në Ohër do të saktësohet se çfarë është absolutisht e nevojshme që të dyja palët të bëjnë në gjashtë muajt e ardhshëm. Me siguri do të ketë mosmarrëveshje”, tha Krstic.
Krstic shton se në këtë takim, Kosova do të përfaqësojë qëndrimin për Asociacion, ndërsa nga Serbia pritet insistimi që modeli i rënë dakord në Bruksel të fillojë të zbatohet.
“Prishtina zyrtare do të përfaqësojë qëndrimin se Asociacioni nuk duhet të formohet sipas modelit që është në Marrëveshjen e Brukselit dhe se sigurisht ka një “model tjeter” që mund të aplikohet në Kosovë. Beogradi zyrtar do të insistojë që modeli i rënë dakord në Bruksel duhet të zbatohet”, tha Krstic.
Sipas Krsticit në këtë takim do të vendoset se cili është modeli i duhur në lidhje me çështjen e Asociacionit
“Administrata amerikane dhe Bashkimi Evropian si dhe grupet e interesit euroatlantik do të vendosin përfundimisht se modeli i duhur është ai që do t’i përshtatet situatës në terren, duke respektuar disa pervoja”, tha Krstic.