Gazetari i Arbresh.info, Pleurat Salihu, sot ka qarë derisa ishte duke treguar për sulmin që u bë ndaj gazetarëve kosovarë të premten e javës së kaluar në Leposaviq.
Ai ishte në mesin e gazetarëve të ftuar nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për seancë dëgjimore.
Salihu tha se të gjithë gazetarët dhe kameramanët që ishin aty të premten kur ministri i Administrimi të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e vizitoi kryetarin e Leposaviqit në komunë, Lulzim Hetemin, ishin në rrezik për jetë.





