• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Friday, January 27, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine”: Kosova gjendet para një ndryshimi të madh, të rinjtë i besojnë Albin Kurtit

tvprizreni by tvprizreni
February 11, 2021
in LAJME, RAJONI DHE BOTA, VENDI
0
Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine”: Kosova gjendet para një ndryshimi të madh, të rinjtë i besojnë Albin Kurtit
0
SHARES
714
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një shkrim të gjatë mbi zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kosovë, gazeta konservatore gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), e cila historikisht ka qenë përkrahësja më e madhe e çështjes së Kosovës, shkruan se në shtetin më të ri të Europës pritet një ndryshim i madh politik dhe ndërrim i pushtetit.

Ky ndryshim ishte paralajmëruar që në zgjedhjet e tetorit 2019 kur Vetëvendosja e Albin Kurtit doli partia e parë, shkruan FAZ. “Një pjesë e madhe e shoqërisë kosovare ka shumë shpresa te Kurti. Premtimi i tij se do ta mbështes sa duhet drejtësinë për të vepruar kundër korrupsionit po perceptohet si premtim i besueshëm. Fakti se Kurti është i popullarizuar sidomos te të rinjtë, është përparësi për të sepse Kosova ka popullsinë më të re të Europës. Në BE mosha mesatare vitin e kaluar ishte 43,3 vjet (në Gjermani: 46), në Kosovë jo më shumë se 29”, nënvizon gazeta.

Sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” qeveria e parë e Kurtit mori fund në mars 2020, pasi atë e la në mëshirën e fatit partneri i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës. Në prapavijë kishte bërë presion të madh Richard Grenelli, i cili e shihte Kurtin si pengesë drejt cakut të tij që shefit të tij Donald Trump t’ia prezantojë një ujdi të shpejtë serbo-kosovare, të cilën ky pastaj do të mund ta shiste si “deal” (pazar për nevoja elektorale). Kërcënimet, sipas FAZ, shkuan deri aty, saqë u paralajmërua tërheqja e trupave amerikane në Kosovë të stacionuara aty nga viti 1999. “Nga pikëpamja kosovare në mesin e kërcënimeve kjo është bomba atomike, pasi që ndjenja e sigurisë e shqiptarëve të Kosovës dukshëm bazohet në praninë ushtarake amerikane”.

Një vit pas rrëzimit të Kurtit shumë gjëra kanë ndryshuar në favor të tij, shkruan FAZ. Trumpi është histori, Hashim Thaçi duhet të mbrohet në Hagë përballë akuzës për krime të luftës në vitet 90-të, ndërsa Vetëvendosje s’ka qenë kurrë më mirë në anketa. “Gjithçka tjetër përveç se një fitore e bindshme do të ishte befasi. Përkrahës të partisë së Kurtit shpresojnë madje se do të qeverisin pa partner koalicioni”, nënvizon gazeta. Por Kurti nuk mund të kandidojnë për parlament ngase është dënuar për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në parlament kur ishte lider i opozitës. Por ligji kosovar nuk thotë asgjë mbi atë nëse kandidati për kryeministër duhet të jetë anëtar i parlamentit. Dhe, sipas FAZ, Kurtit i intereson vetëm posti i kryeministrit.

Download WordPress Themes Free
Download Best WordPress Themes Free Download
Download Best WordPress Themes Free Download
Premium WordPress Themes Download
lynda course free download
download intex firmware
Free Download WordPress Themes
download udemy paid course for free
Previous Post

Ndërron jetë themeluesi i Televizionit “Opinion”

Next Post

Ndahet nga jeta komandant "Leopardi", Xhavit Elshani nga Pirana

Next Post
Ndahet nga jeta komandant “Leopardi”, Xhavit Elshani nga Pirana

Ndahet nga jeta komandant "Leopardi", Xhavit Elshani nga Pirana

Të Fundit

AAK i kandidon për deputetë tetë persona me aktakuza

AAK-ja me video akuzon Qeverinë për punësime familjare

January 26, 2023
SHBA-ja e shpall organizatë kriminale Grupin Wagner

SHBA-ja e shpall organizatë kriminale Grupin Wagner

January 26, 2023
Lirohet aktivisti që protestoi duke hedhur para te Martin Berishaj

Lirohet aktivisti që protestoi duke hedhur para te Martin Berishaj

January 26, 2023
Rohde: Nuk ka garanci se në fund të dialogut Kosovën e njeh pesëshja mosnjohëse e BE-së

Rohde: Nuk ka garanci se në fund të dialogut Kosovën e njeh pesëshja mosnjohëse e BE-së

January 26, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

AAK i kandidon për deputetë tetë persona me aktakuza

AAK-ja me video akuzon Qeverinë për punësime familjare

January 26, 2023
SHBA-ja e shpall organizatë kriminale Grupin Wagner

SHBA-ja e shpall organizatë kriminale Grupin Wagner

January 26, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.