- Reklama -

Gazeta austriake për Kosovën: Korbat, pëllumbat dhe Bill Clinton!

Gazeta e përditshme austriake Salzburger Nachrichten i ka kushtuar një artikull Kosovës ku ka përmendur korbat, pëllumbat e egër si the shtatoren e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

“Bill Clinton qëndroi aty dhe vështroi edhe një herë kah drejtimi ku kishte shumë sallone të thonjve dhe dyqane me këpucë shumë vezulluese dhe taka shumë të larta. Butiku Hillary 2 sapo po mbyllej, dyqanxhinjtë po shkonin drejt veturave të tyre të errëta të parkuara në trotuar përballë ndërtesës Raiffeisen Bank. Vinte erë qebapësh dhe benzine kur një pëllumb u ul mbi shtatoren e Bill Clinton”, kështu nis artikulli.

- Reklama -

Gazeta austriake tregon se pse ish-presidenti amerikan është i rëndësishëm për shtetin e ri nga Ballkani.

“90 për qind e popullsisë janë myslimanë, gjysma e dy milionë banorëve janë më të rinj se 30 vjeç. Së paku në Prishtinë ka një bashkëjetesë jashtëzakonisht paqësore fetare, këtu jetojnë afro 1500 katolikë”.

Përveç popullsisë, në këtë shkrim përmendet edhe Prizreni si qytet i vjetër si dhe bukuria natyrore e grykës së Rugovës.

“Gryka e Rugovës afër Pejës është pothuajse 25 kilometra e gjatë, me rrugë për ngjitje dhe shtigje për ecje në distanca të gjata si ‘Majat e Ballkanit’, dhe është një nga grykat më të thella në Evropë”.

“Në daljen tjetër të grykës, rreth tre kilometra në perëndim të qendrës së Pejës, ndodhet Manastiri Patriarkal i Pejës. Aty, policia e Kosovës kontrollon me kujdes kartat e identitetit dhe fut shumë të dhëna në libra të trashë para se vizitorët të lejohen të shohin afreskat e mëdha të punuara në muret e manastirit – një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort