Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, ka folur rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi.
Në një prononcim dhënë për GazetaBlic, Gaxherri thotë se Lidhja Demokratike pret që Kosova të përfaqësohet denjësisht nga kryeministri Kurti në tavolinën e dialogut. Derisa thekson, se Kosova nuk duhet të ik nga kjo e fundit.
“LDK, pret që Kosova të përfaqësohet denjësisht nga institucionet e saja në këtë rast nga Kryeministri Kurti. Dialogu me Serbinë nuk është proces i lehtë, bazuar në sjelljen jokonstruktive të Serbisë, por Kosova me asnjë kusht nuk duhet të ik nga tavolina e dialogut, duke respektuar kushtetuten e Republikës së Kosovës, sovranitetin, integritetin teritorial të Kosovës”, thotë Gaxherri.





