LAJME

Gati katër muaj pas zgjedhjeve, tentohet për herë të 26-të konstituimi i Kuvendit

Gati katër muaj pas zgjedhjeve, tentohet për herë të 26-të konstituimi i Kuvendit
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Qershor 2025, 09:08

Edhe sot, 4 qershor, do të tentohet konstituimi i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kur po bëhen katër muaj që prej zgjedhjeve, deputetët ende nuk kanë arritur ta zgjedhin kryeparlamentarin. Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese që ka të drejtë ta propozojë emrin, nuk po arrin ta marrë shumicën e votave për Albulena Haxhiun fillimisht e tash e disa seanca as për të formuar një komision për votim të fshehtë.

Partitë që ishin në opozitë në mandatin e shkuar kanë kërkuar ndryshim të propozimit.

Seancat e dështuara po mbahen çdo 48 orë, sipas rregullores së Kuvendit. Sot mbahet përpjekja e 26-të për konstituim.

Çështja tashmë është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika