LAJME

Gati 50% më pak fluturime gjatë vitit 2020 shkaku i pandemisë

Gati 50% më pak fluturime gjatë vitit 2020 shkaku i pandemisë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Maj 2021, 19:37

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë është takuar me drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigimit (AShNA).

Drejtori i AShNA Ajror Bahri Nuredini tha se gjatë vitit 2020 kanë realizuar vetë 46% të buxhetit. Madje ai tha trafiku ajror ka pësuar rënie për 49%.

“Sfidat e vitit të kaluar është një prej viteve më të vështira në fushën e Aviacionit Civil pasi që trafiku ka pasur rënie në 49%”.

“AShNA vitin e kaluar ka pasur rritje për 20% të shërbimit ushtarak të KFOR-it. Bazuar në ligjin e buxhetit i ka 180 punëtorë. Kemi realizuar vetëm 46% të planifikimit të buxhetit gjatë vitit të kaluar”.

Por, kryesuesja e Komisionit Fitore Pacolli tha se sipas informacioneve AShNA-ja nuk kanë qenë e përgatitur ndaj disa aktiviteteve të NATO-s.

“Ne kemi informacion që përkundër dëshirës së aktivitetit të NATO-s, na kanë thënë që AShNA-ja nuk ka qenë e përgatitur”.

Deputeti i PDK-së Fadil Nura, tha se ka përzierje të kompetencave me Autoritetin e Aviacionit Civil.

“Ekziston paqartësi ligjore sepse ka përzieje kompetencash dhe më intereson se Autoritet vendimmarrës është ACC, ndërsa AShNA e këshillon”.

“Ajo çka shihet drejtori i AShNA-s kompetenca ndërsa angazhimi jonë është me ju pa se ju keni telashe dhe ka nevojë për një reformë në këto fusha dhe qartësim mes agjencioneve ku operojnë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika