Shoqata e Gastronomëve të Kosovës pas mbledhjes së mbajtur brenda shoqatës së tyre, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj institucioneve vendore me moton “Na bosh, ju plot”, duke theksuar se ky sektor ka pasur 61% rënie të qarkullimit të hyrave financiare.
Sekrerari i kësaj shoqate Arian Vranica tha se si pasojë e pandemisë dhe masave të qeverisë gastronomët kanë pësuar humbje të mëdha.
“Kemi pasur 64% rënie në qarkullim, 89% e bizneseve kanë pasur humbje dhe këto janë këto statistika shqetësuese”, u shpreh Vranica.





