Gastronomët kanë shprehur indinjatë ndaj politikanëve që ia kufizuan aktivitetin e tyre me qëllim frenimin e përhapjes së virusit derisa në fushatat e tyre po i shkelin masat e vendosura nga vetë ata.
Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, ka thënë se do t’i ndjekin rrugët demokratike për t’i adresuar hallet e tyre në institucionet përgjegjëse duke paralajmëruar se më nuk do t’iu përgjigjen vendimeve për mbyllje të lokaleve pas zgjedhjeve, njofton Klan Kosova.
“Duke besuar në demokraci, ne do t’i shtjerrim të gjitha rrugët demokratike të diskutimit me çdo institucion përgjegjës shtetëror për me e ngritë zërin për hallet tona, veç për një gjë të jeni të bindur, po ju shkoj mendja me na mbyll pas zgjedhjeve me arsyetimin e rritjes së numrave ku vetë politika është shkaktari më i madh, protestat nuk do të kenë të ndalur”.





