Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva bashkë me nënkryetarin, Burim Sallauka dhe drejtorin për hartimin e projekteve Bujar Salihu sot janë pritur në takim nga njësia rajonale e Prizrenit.
Qëllimi i takimit ishte që të shihej edhe njëherë se si është konsoliduar kjo njësi dhe se si po i vazhdojnë aktivitetet e tyre.
Bashkë me kryetarin e njësisë Rajonale të Prizrenit, Tahir Sallauka diskutuan tema nga më të ndryshmet, u ndëgjuan shqetësimet e të pranishmëve si dhe u morën për t’u shqyrtuar të gjitha kërkesat që këta përfaqësues të bizneseve dhe njëherit antarë të njësive kishin.





