LAJME

Gastronomët mirëpresin vendimin e qeverisë për shërbim të ujit të pijes nga rubineti

Gastronomët mirëpresin vendimin e qeverisë për shërbim të ujit të pijes nga rubineti
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Korrik 2022, 19:41

Shoqata e Gastronomëve, po e mirëpret vendimin e ri të qeverisë, ku obligon bizneset për të shërbyer klientët, nga rubineti me ujë të pijshëm.

Petrit Kllokoqi nga kjo shoqatë, ka thënë për Klan Kosovën, se për këtë IKSHPK duhet t’i sigurojë me analiza laboratorike nëse uji që u shërbehet qytetarëve është i pijshëm.

”Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për me shërby ujë është i drejtë dhe duhet respektuar. Ne si gastronomë, lusim IKSHPK-në, që të na sigurojë me analiza laboratorike, që ky ujë që do t’ju shërbehet qytetarëve të jetë ujë i pijshëm”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika