- Reklama -

Gastronomët kundërshtojnë mbylljen, nesër protestë simbolike me lugë e tenxhere

Të pakënaqur me masat e reja antiCovid, Shoqata e Gastronomeve të Kosovës nesër duke filluar nga ora 12:00 do të zhvillojë një aktivitet simbolik para lokaleve të tyre, duke krijuar zhurmë me tenxhere dhe me lugë.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i cili thekson se masat e reja të vendosura nga qeveria janë të papranueshme.

- Reklama -

“Nuk na pëlqejnë asnjëherë masat e reja kur merren përderisa nuk jemi pjesë e grupeve punuese. Masat e reja kanë qenë shumë të pa logjikshme për shoqatën e gastronomeve sepse në valle kemi qenë gjatë gjithë verës duke na ndaluar neve pishinat dhe duke shkuar për t’i kryer pushimet nëpër Shqipëri, apo në të gjitha vendet e rajonit edhe në këtë rast po shkojnë duke i vazhduar këto masa të cilat janë të pa pranueshme prej neve duke i mbyllur bizneset nëpër Kosovë dhe duke i lënë kufijtë hapur që të shkojnë në shtete të ndryshme”, ka thënë Kllokoqi.

Kllokoqi ka shtuar, se nëse qeveria e Kosovës nuk do të ndihmojë sektorin e gastronomisë, të hënën do të ketë protestë masovike para qeverisë.

“Nesër nga ora 12:00 deri në 13:00 i kemi paralajmëruar të gjitha gastronomet me qëndru para kafeve me tenxhere dhe me lugë me i rreh për të krijuar një zhurmë që ia hap sytë qeverisë nëse nuk gjejnë ndonjë gjuhë të përbashkët për subvencionime ekonomike në këtë rast ose për ndihma ekonomike, atëherë të hënën paralajmërojmë protestë masovike para qeverisë”, ka thënë ai.

Kujtojmë, se masat e reja antiCovid gastronomisë i ndalojnë veprimtarinë gjatë vikendit nga ora 20:00 deri në 05:00. /Lajmi.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort