Arian Vranica në emër të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ku është edhe sekretar, ka kërkuar që të hiqet ora policore, por jo vetëm.Sipas tij, bizneset gastronomike e meritojnë të punojnë lirshëm, pa kufizime në orar, sepse janë industria që prinë sa i përket dëmeve nga pandemia, respektivisht masat, përcjell GazetaBlic.Tutje, ai shtoi se gjendja epidemiologjike është dëshmia më e mirë se masat aktuale janë të tepërta.
“Po mendoj se duhet të ketë masa të reja, sepse siç edhe po shihet, gjendja epidemiologjike dhe procesi i vaksinimit janë duke shkuar shumë mirë ,andaj s’ka arsye që ta kufizojmë orarin e lëvizjes. Sipas nesh, ora policore duhet të hiqet, pasi e konsiderojmë të panevojshme.
Gastronomët kërkojnë heqje të orës policore e punë pa kufizime në orar

Në bazë të hulumtimeve shkencore, qëndrimi i më shumë se një jave i masës, nuk jep efekt më të madh të rënies së rasteve.Ne mendojmë se duhet me funksionu pa kufizim, pra siç e përcaktojnë rregulloret komunale.
Sepse, siç shihet nuk mund të ketë përshkallëzim të situatës epidemiologjike, andaj duke marrë parasysh edhe faktin se jo të gjitha bizneset gastronomike kanë qenë përfituese të masave të Qeverisë, e kur kësaj ia shtojmë se gastronomia është industria që prinë sa i përket dëmeve, mendoj se duhet të punojmë ashtu siç e ceka edhe më lartë, pra pa orar”, tha mes tjerash Vranica
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

