• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Thursday, March 23, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Gastronomët kërkojnë financimin e pagave të punëtorëve dhe mbulimin e qirasë prej 40 përqind

tvprizreni by tvprizreni
December 5, 2020
in LAJME, VENDI
0
Gastronomët kritikojnë Qeverinë, pas masave të reja ndaj Covid-19
0
SHARES
154
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sektori i Gastronomisë po kërkon mbulimin e pagave për punëtorët dhe qirave, së paku 40 për qind. Të njëjtit po kërkojnë ndihmë reale për bizneset, dhe zgjatjen e orarit të punës së kafiterive, meqë siç thonë ata, janë duke humbur shumë.

Kërkesa kanë edhe odat, ku sipas tyre shpërndarja e mjeteve nga pako e rimëkëmbjes ekonomike duhet të bëhet për veprimtaritë që gjatë kësaj kohe kanë qenë më të prekura.

Në seancën e djeshme, ka marrë fund ‘saga’ e projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Atë e votuan 72 deputetë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk morri pjesë fare në votim. Projektligji, përveç disa ndihmesave që parasheh për bizneset, përfshinë edhe mundësinë për tërheqje të 10 për qind të trustit pensional.

Veton Zuka nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, thotë se tashmë kanë bërë një hulumtim për humbjet e vendeve të punës në këtë sektor. Përsërit edhe një herë se ky sektor është prekur shumë nga pandemia.

Ai përsërit se sektori i gastronomisë është prek shumë nga pandemia.

“Kërkesa është financimi i pagave, me u ndajt prej pagave për punëtorë. Financimi për qiratë, gjysma, eventualisht 40 për qind. Dhe përgjithësi qarkullimi i vitit të kaluar, me u bo qaj krahasim me ardhur diku deri në 75 për qind të qarkullimit të vitit të kaluar me u kalkulu në këtë vit, në mënyrë që me qenë ndihma reale për bizneset”, thotë Zuka.

Zuka për KosovaPress thekson edhe kërkesën për zgjatjen e orarit të punës, meqë sipas tij, janë duke u dëmtuar shumë.

“Kjo ndalesë e punës në minus të qarkullimit, në humbje në përgjithësi të bizneseve. Një nga kërkesat që ke edhe në takim me kryeministrin, ishte edhe përcaktimi i orarit, ose zgjatja e orarit. Sa do që është e mundur, se ne po e dimë edhe gjendjen qysh është edhe në spitale, dhe si është gjendja e COVID-it, por sido që të jetë ne me shtimin e masave edhe mirëmbajtjes së masave, të njëjtën kohë kemi kërkuar edhe zgjatjen e orarit. Tash është mbet edhe me vendos kryeministri edhe me komision edhe me IKShP në mënyrë që së paku po shpresojmë që ka me ndodhë edhe zgjatja e orarit”, shton ai.

E kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva për KosovaPress, thotë se duhet që sa më shpejt të fillojë implementimi i këtij ligji, në mënyrë që të lehtësohet gjendja e rëndë, e cila e ka kapluar vendin dhe shumë biznese.

“Kërkojmë që shpërndarja të jetë tek ato veprimtari qe kane qenë më të atakuara e jo tek ato që kanë punuar pothuajse gjatë gjithë kohës ose se paku nuk kanë pas kufizime. Besojmë qe me këtë ligj nuk do te ndikojnë sado ne përmirësimin e gjendjes, por ne si OHTK kërkojmë që të gjenden format qe qeveria te nëpërmjet kredive apo huazimeve kreditore të rrit këtë pako të rimëkëmbjes ekonomike”, ka thënë ai në një përgjigje elektronike.

Veç tjerash, Sogojeva thotë se ekzekutivi duhet të ndikojë në bankat, që interesin e kredive përveç ndalimit në kohë pandemie, kur të fillohet me ndalesa, mos të kërkohet që ndalesat të paguhen prej fillimit të pandemisë.

Kjo odë para disa ditëve kishte përmendur edhe protestat në rast se nuk miratohet ky projektligj, ndërkohë që ka paralajmëruar padi për qeverinë Hoti e Kurti. Kjo për shkak se sipas tyre, kanë marrë masa të cilat kanë qenë antikushtetuese.

Projektligji në fjalë kishte gjithsej 18 amendamente, katër nga Partia Demokratike e Kosovës.

Këto të fundit, parashikojnë që personave që tërheqin 10% nga Trusti Pensional, e të cilët kanë më pak se 10 mijë euro në këtë fond, shteti do t’ua rimbursojë shumën e tërhequr.

Download Best WordPress Themes Free Download
Premium WordPress Themes Download
Download WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
lynda course free download
download lenevo firmware
Download Nulled WordPress Themes
free download udemy paid course
Previous Post

Skuadra prizrenase " A& N", arrinë fitoren e pestë radhazi, i afrohet kreut të tabelës

Next Post

Paralajmëron OBSH: Vaksina kundër koronavirusit nuk do të thotë “COVID zero”

Next Post
Paralajmëron OBSH: Vaksina kundër koronavirusit nuk do të thotë “COVID zero”

Paralajmëron OBSH: Vaksina kundër koronavirusit nuk do të thotë “COVID zero”

Të Fundit

A do të ndalet ndarja e parave për udhëtimin e deputetëve? Flet Glauk Konjufca

Konjufca: Vuçiqit duhet t’i ngritet ndjekje ndërkombëtare, sikurse Putinit

March 22, 2023
Disa nga pajisjet shtëpiake që shpenzojnë energji edhe kur nuk janë në përdorim

Disa nga pajisjet shtëpiake që shpenzojnë energji edhe kur nuk janë në përdorim

March 22, 2023
Kurti: Vuçiq refuzoi ofertën time për vetëmenaxhimin e serbëve

Kurti tregon se çfarë oferte i bëri Vuçiqit në Ohër

March 22, 2023
Frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll pas tërmeteve

Frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll pas tërmeteve

March 22, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

A do të ndalet ndarja e parave për udhëtimin e deputetëve? Flet Glauk Konjufca

Konjufca: Vuçiqit duhet t’i ngritet ndjekje ndërkombëtare, sikurse Putinit

March 22, 2023
Disa nga pajisjet shtëpiake që shpenzojnë energji edhe kur nuk janë në përdorim

Disa nga pajisjet shtëpiake që shpenzojnë energji edhe kur nuk janë në përdorim

March 22, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.