Gastronomët në Malishevë përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se nga data 1 nëntor do të ketë rritje të çmimit të kafes.
Njoftimi i plotë:
Klientë të nderuar, siç edhe tashmë jeni të informuar për rritjet e vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe mungesën e tyre kohë pas kohe, veprime këto të cilat na kanë detyruar edhe ne si Gastronomi të ndërmarrim disa masa të reja.
Andaj ju njoftojmë paraprakisht se si rezultat i këtyre rritjeve nga 1 nëntori është vendosur njëzëri që dhe në komunën e Malishevës të bëhet rritja e çmimit të kafes, rritje kjo me një përqindje të caktuar, bazuar në rritjet e produktit bazë. Për hir të saktësisë dhe transparencës, Gastronomet e Malisheves do t’ju njoftonjë së shpejti për të gjitha ndryshimet e çmimeve.
Faleminderit për mirëkuptim!