- Reklama -

Gastronomët: Ata po mbajnë tubime të mëdha, kurse neve s’po na lejojnë të punojmë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, nesër do të mbajnë mbledhje të jashtëzakonshme, e cila do të fillojë në ora 14:00.

Kurse, pas mbledhjes, me fillim nga ora 15:30, ata do të mbajnë konferencë për media, për t’i paraqitur vendimet e tyre, se si do të veprojnë më tutje.

- Reklama -

Kjo mbledhje është thirrur për të nxjerrur vendime të reja, pasi që partitë politike, nuk janë duke i respektuar vendimet anti-covid, të cilat i patën marrur vetë ata.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, njëri nga anëtarët e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

Ai ka thënë se nuk do të lejojnë që partitë politike të mbajnë tubime, teksa ata nuk lejohen të punojnë, me arsyetimin e respektimit të masave anti-covid.

“Nesër në ora 14:00 kemi thirrur mbledhje për të marrë vendime të reja të Shoqatës së Gastronomëve, pas faktit që po e shohim se asnjë parti politike nuk po i respekton masat anti-covid. Çdo ditë shohim tubime të partive politike, duke i shkelur në mënyrën më të vrazhdë masat që i kanë marrur ata vetë, e që na kanë kërkuar neve që t’i respektojmë. Pas mbledhjes, do të dalim në konferencë për media, duke i shpalosur vendimet që do i marrim ne si shoqatë. Kjo çka janë duke bërë këta politikanë, duke mbajtur vetë tubime, e neve mos të na lejojnë të punojmë, nuk është fare e drejtë dhe këtë nuk do ta lejojmë”, kanë thënë nga Shoqata e Gastronomëve për Gazeta Blic.

Ditëve të fundit, partitë politike, kanë mbajtur tubime në shpërputhje të plotë me masat e ndërmarra kohë më parë nga institucionet përkatëse, rreth parandalimit të pandemisë COVID-19.

Kjo ka ngjallur reagime nga shoqëria civile dhe njohës të çështjeve politike.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar e arrestuar këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...

Aksident mes dy veturave në Prizren, tre persona mbesin të lënduar

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon...

Reduktohen linjat e transmetimit, qytetarët do të paguajnë 70 milionë euro më shumë transport energjetik

Nga gjashtë linja transmetimi, u reduktuan në dy. Në këtë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort