Shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi, ka thënë se deputetët e LDK-së po shantazhohen nga Vetëvendosje, sidomos tre deputetët që mbrëmë nuk votuan për zgjedhjen e presidentit, Avdullah Hotit, Driton Selmanajt dhe Agim Veliut.
Gashi ka thënë se këta tre deputetë e kanë mirëkuptimin e LDK-së për bindjet e tyre dhe se iu respektohet ajo.
“Ajo çka ka bërë mbrëmë zonja Kusari duke shantazhuar dhe duke kërcënuar publikisht se ata janë fajtorë për moszgjidhjen e presidentes është e papranueshme dhe e patolerueshme. Nëse ata vazhdojnë me këtë sjellje do të marrin përgjigje tjetër”.





