Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se kundërshtimi i kryeministrit Albin Kurti, të përgjigjet në pyetjeve të opozitës është shkelje e Kushtetutës dhe shantazh..
Gashi: Refuzimi i Kurtit për t’u përgjigjur në pyetjet e opozitës, shkelje e Kushtetutës e shantazh ndaj opozitës

“Sot për herë të par në parlamentarizmin e Kosovës, refuzon të përgjigjet pyetjeve të deputetëve të opozitës. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe shantazh. Ky tentim për detyrim ndaj deputetëve është i papranueshëm. Po hyjnë në një sistem të paraparë”, ka deklaruar Gashi në një konferencë për media, pasi që deputetet LDK-së dhe të AAK-së kanë lëshuar sallën, pasi që kryeministri e ministrat kanë refuzuar t’u përgjigjen në pyetjet pralemntare deputetëve që s’i kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare.
“Sjellja e sotme është ogur i keq për demokracinë tonë. Është nivel i ri të demokracisë dhe me sjelljen e arrogancës e kryeministrit ne e lëshuam seancën … Dje kam thënë se vendi është në krizë. Pushteti nuk i ka numrat për të votuar marrëveshjet e thjeshta, nuk është problemi të opozita por të pushteti. Cila është zgjidhja. Qeveria t’i bëjë numrat, a zgjerohet koalicioni apo i kërkon deputetët që të kthehen, nuk na intereson. Kjo çështje i takon kryeministrit Albin Kurti”, ka deklaruar Gashi. Ai ka theksuar se në seancat e radhës do të marrin pjesë/ EO
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

