LAJME

Gashi propozon Konjufcën për kryetar të Komisionit për Energjinë

Gashi propozon Konjufcën për kryetar të Komisionit për Energjinë
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Prill 2022, 18:53

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, për kryetar të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë e ka propozuar kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufcën.

Gashi tha se pas interpretimeve të ngushta dhe meqenëse grupi parlamentar i LDK-së nuk është iniciues i këtij komisioni, ai tha se kryetar i këtij komisioni të jetë vetë Konjufca.

“Sa i përket kryesimit të komisionit është shumë e qartë. Grupi i deputetëve iniciues, personi i propozuar për të udhëhequr këtë komision nuk është nënshkrues dhe as pjesë e grupit propozues”.

“Në të dyja rastet nuk është, por meqenëse ju po doni ta interpretoni kaq ngushtë, meqenëse grupi parlamentar i LDK-së nuk është iniciues i këtij komisioni, pa konsultim me iniciuesin unë propozoj që kryetar i komisionit të jetë kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca”, është shprehur Gashi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika