LAJME

Gashi për deklaratat e Gërvallës në Kuvend: Të tepruara dhe të panevojshme

Gashi për deklaratat e Gërvallës në Kuvend: Të tepruara dhe të panevojshme
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Maj 2021, 13:39

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha para gazetarëve se deklarimet e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, në seancën e sotme të Kuvendit, ishin të panevojshme.

Gashi shtoi se deputetët duhet të jenë të kujdesshëm kur flasin për krimet e luftës dhe krerët e UÇK-së që janë në Hagë.

“Mendoj se janë deklarime të tepruara dhe të panevojshme. Ato deklarime në atë mënyrë dhe gjuhë në Kuvendin e Kosovës rrallë herë janë dëgjuar, mendoj se Kuvendit i duhet më shumë qetësia, demokracia dhe liria, e jo absolutizmi i shprehur nga foltorja e Kuvendit apo pozita e ministrave apo qeveritarëve. Jemi në një proces ku duhet të jemi të kujdesshëm, e mbi të gjitha duhet të jemi të kujdesshëm për rastet që kanë të bëjnë me krimet e luftës dhe personat që janë arrestuar”, ka deklaruar Gashi.

Sot në seancën e Kuvendit, mes deputetëve të opozitës dhe ministres së Jashtme Donika Gërvalla ka pasur tensione, pasi që kjo e fundit i akuzoi duke thënë se vetë e kanë krijuar Gjykatë Speciale dh i kanë dërguar në Hagë ish-bashkëluftëtarët./Front Online.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika