LAJME

Gara për asamble në Prizren, këta janë kandidatët që po prijnë me vota

Gara për asamble në Prizren, këta janë kandidatët që po prijnë me vota
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Tetor 2025, 10:51

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Deri tani janë procesuar rezultatet për 48 vendvotime. PDK si parti a parë aktualisht ka 31,07 përqind të votave, ndjekur nga VV-ja me 16,64 përqind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 14.60 përqind.

Nga VV-ja, kandidati më i votuar për asamblist është Dafina Alishani, pasuar nga Arianit Kabashi, Ilir Gashi, Selajdin Ismaili e Merigton Gavzanaj.Më i votuari në listën e PDK-së është Kujtim Gashi si bartës i listës, pasuar nga Islam Ukaj, Driton Sallauka, Arianit Berisha e Dashnor Vehapi.

Bartësi i listët së LDK-së, Driton Selmanaj ka 1,673 vota, pasuar Florent Ukaj, Mehmet Ahmetaj, Haziz Hodaj, e Mimoza Memaj.

Votat që kanë marrë kandidatët mund t’i gjeni në këtë link.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika