• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Thursday, February 9, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Gara e fortë për kryetar të LDK-së: Tre emrat favorit për liderin e ri, të partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova

tvprizreni by tvprizreni
February 24, 2021
in LAJME, VENDI
0
Gara e fortë për kryetar të LDK-së: Tre emrat favorit për liderin e ri, të partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova
0
SHARES
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kohën kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, është ashpërsuar teje mase gara brenda partiake.Tashmë disa zyrtarë të Lidhjes Demokratikë të Kosovës e kanë shpallur edhe zyrtarisht kandidaturën për kryetar të partisë.Melihate Tërmkolli, ishte e para e cila kishte shpallur publikisht kandidaturën për kryetare të LDK-së. Në një intervistë të dhënë ditë më parë për Gazeta Blic, ajo konfirmoj kandidaturën e saj.
Vetëm pak ditë pas saj, ishte zyrtari tjetër, Anton Quni ai i cili poashtu e bëri publike kandidaturën për kryetar të partisë.Por, këta nuk janë kandidatët e vetëm për kryetar të partisë dikur më të madhe në vend. Madje, nuk janë as kandidatët favorit.Gazeta Blic nga burime brenda LDK-së ka marrë vesh se krejt emra të tjerë janë favorit për të marrë kreun e partisë, i cili është vakant që nga dita kur Isa Mustafa dha dorëheqje, për shkak të debakllit që ka pësuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Siç mëson Gazeta Blic, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Kujtim Shala janë tre kandidatët me mundësinë më të madhe për ta marrë nën drejtim LDK-në.“Lutfi Haziri shihet se ndër kandidatët që ka gjasa të mëdha ta marrë drejtimin e LDK-së, për shkak se ka ndikim në strukturat aktuale të LDK-së. Me gjasa shumë të mëdha, shihet edhe Lumir Abdixhiku, ndoshta jo për shkak që ka mbështetje shumë të madhe nga strukturat partiake, por për shkak se ka dalë mjaft i votuar në zgjedhje, dhe për faktin se ka mbështetje nga elektorati i LDK-së. Dhe emri i tretë favorit, shihet ai i Kujtim Shalës. Ish- nënkryetari i Kuvendit, gëzon mbështetje qoftë në elektorat, qoftë në strukturat e partisë, dhe nga një pjesë e votuesve të LDK-së, shihet si lider i mundshëm i partisë”, thonë burime brenda LDK-së.Ndërkohë, këtu burime shtojnë se nuk përjashtohet edhe mundësia e një kompromisi të fshehtë- ku do të nxirrej një emër konsensual për kryetar partie, në mënyrë që mos të rrezikohet LDK nga ndonjë fraksion i ri.Derisa po afrohet marsi, dhe mbesin vetëm pak ditë deri në mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor të LDK-së, në opinion kanë dalë edhe pakënaqësitë brenda LDK-së.Ish- deputeti, Bardhyl Meta në një emision ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, i cili sipas tij ka përgjegjësinë për organizimin e zgjedhjeve të reja në parti.
Pos tij, edhe anëtari tjetër i KP-së, Muhamet Hamiti ka kërkuar të njëjtën gjë- mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm para mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor.Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë, në lidhje me gjendjen në LDK.Ai ka akuzuar lidershipin e partisë që për vite të tëra e ka tallur votuesin e LDK-së.“Në vend të hapjes së debatit të brendshëm, heshtje. Në vend të debatit me këta 103 mijë votues që na mbetën besnik, heshtje. Në vend të debatit me mbi 100 mijë votues që na ikën tash, heshtje. Në vend të debatit me qindra mijëra votues që e braktisën LDK-në nga 2006-ta tutje, heshtje”, shtoi ai.Kjo heshtje sipas tij po bëhet sepse po kalkulohen matematika që blejnë paqe dhe qetësi, që bëjnë se kinse ka paqe dhe qetësi, bashkëpunim dhe koordinim.“Takime në grupe të ngushta, kinse për ta ruajtur partinë, por që në fakt diskutojnë interesa të ngushta. Jo interesin e LDK-së, jo interesin e qytetarëve, jo interesin e Kosovës.”“Kur tallesh me votuesin, një ditë vie fatura politike për ta paguar. Në politikë, nuk mbetet asnjë faturë pa paguar. Mund ta shtysh për mandatin tjetër, por dikur duhet ta paguash. Mund t’ua përcjellësh faturën gjeneratës tjetër në parti, por një ditë duhet ta paguajnë.”Mustafa ka thënë se viti 2021 për LDK-në tanimë është përsëritje e viti 2006.“Humbje, përçarje, degradim. Mundemi dhe duhemi ta shndërrojmë në përsëritje të vitit 1989: energji e re, vizion, kurajo, durim, punë.”“E di që shumë bashkëpartiak do të më thërrasin pas kësaj letre. Shpresoj që më thërrasin për strategjinë e unitetit dhe komunikimit me elektoratin. Unë në LDK do të jem, duke dëgjuar, bashkëbiseduar e punuar sepse nuk kam organizim tjetër. Sepse nuk mund ta paramendoj veten jashtë shtëpisë që ndërtuan baballarët tanë. Shtëpinë e hapur për të gjithë ata që punojnë për ta bërë shtëpinë më të dëshirueshme të secilit qytetar të Kosovës.”

Download Best WordPress Themes Free Download
Premium WordPress Themes Download
Download WordPress Themes
Free Download WordPress Themes
lynda course free download
download huawei firmware
Download Premium WordPress Themes Free
ZG93bmxvYWQgbHluZGEgY291cnNlIGZyZWU=
Previous Post

Mbahet seanca fillestare ndaj ish-drejtorit të Administratës së Prizrenit

Next Post

Vlerësohet i kundërligjshëm vendimi i Kuvendit të Rahovecit për shpalljen me interes të përgjithshëm

Next Post
Vlerësohet i kundërligjshëm vendimi i Kuvendit të Rahovecit për shpalljen me interes të përgjithshëm

Vlerësohet i kundërligjshëm vendimi i Kuvendit të Rahovecit për shpalljen me interes të përgjithshëm

Të Fundit

Moti në fundjavë me kthjellime, gjatë javës së ardhshme priten të reshura shiu, e bore në vise malore

Moti edhe sot i ftohtë por me intervale me diell

February 9, 2023
Gjesti i Serbisë në Botëror, reagon ministri Çeku: Presim veprime konkrete nga FIFA

Hajrulla Çeku për Ligjin e Pagave: Kultura është radhitur me Arsimin e Shëndetësinë

February 8, 2023
Ushtarët e Kosovës e nxjerrin të gjallë nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dyvjeçar

Ushtarët e Kosovës e nxjerrin të gjallë nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dyvjeçar

February 8, 2023
Anulohet prokurimi për shujtat dedikuar nxënësve të ciklit të ulët në Prizren

DKA në Prizren shpall konkur për 51 mësimdhënës (Dokument)

February 8, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Moti në fundjavë me kthjellime, gjatë javës së ardhshme priten të reshura shiu, e bore në vise malore

Moti edhe sot i ftohtë por me intervale me diell

February 9, 2023
Gjesti i Serbisë në Botëror, reagon ministri Çeku: Presim veprime konkrete nga FIFA

Hajrulla Çeku për Ligjin e Pagave: Kultura është radhitur me Arsimin e Shëndetësinë

February 8, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.