LAJME

GAP: Shërbimet e udhëtimit dominuan eksportet e shërbimeve në Kosovë gjatë vitit 2025

GAP: Shërbimet e udhëtimit dominuan eksportet e shërbimeve në Kosovë gjatë vitit 2025
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Mars 2026, 12:00

Eksportet e shërbimeve në Kosovë gjatë vitit 2025 janë dominuar nga shërbimet e udhëtimit, të cilat kanë shënuar vlerën prej 2.8 miliardë euro, duke regjistruar rritje prej 16 për qind krahasuar me vitin 2024. Kështu bëhet e ditur nga Instituti GAP.

Sipas GAP-it, në këtë kategori përfshihen shërbimet e ofruara për jo-rezidentët gjatë qëndrimit të tyre në Kosovo, të cilat vazhdojnë të përbëjnë pjesën më të madhe të eksporteve të shërbimeve në vend.

Pas tyre renditen shërbimet e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), të cilat gjatë vitit 2025 arritën vlerën prej 398.2 milionë euro, me rritje prej 14 për qind krahasuar me vitin paraprak. Në këtë kategori përfshihen shërbimet e zërit dhe të dhënave përmes rrjeteve telefonike, transmetimeve kabllore dhe satelitore, platformave elektronike të komunikimit, si dhe zhvillimi dhe mirëmbajtja e sistemeve dhe programeve kompjuterike.

Ndërkaq, shërbimet e tjera të biznesit, ku përfshihen shërbimet hulumtuese dhe zhvillimore, konsulenca profesionale dhe menaxheriale si dhe shërbimet teknike, kanë arritur vlerën prej 272.5 milionë euro, duke shënuar rritje prej 4 për qind.

Rritjen më të madhe e kanë shënuar shërbimet e transportit, të cilat përfshijnë bartjen e udhëtarëve dhe mallrave si dhe shërbimet mbështetëse, me një vlerë prej 191.3 milionë euro apo rritje prej 30 për qind krahasuar me vitin 2024.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika