Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka pyetur në Kuvend të Kosovës gjatë seancës se në çfarë cilësie ka marrë pjesë Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani në ushtrimin fushor “Defender – Europe 21”.
Pjesëmarrja e Sadriut në këtë ngjarje, sipas Musliut ia ka prishur imazhin asaj.
“Pjesëmarrja e Prindon Sadriut në uniformë në këtë ceremoni i zbehi imazhin shtetit dhe ushtrisë sonë”, është shprehur Musliu.
Lidhur me këtë ajo ka shtruar këto pyetje: “Çfarë grade mban Prindon Sadriu? Si rezervist që është ai, ai është i obliguar që të marrë pjesë në trajnime. Në sa trajnime ka marrë pjesë dhe ku i ka realizuar ato?”.
“A ka pasë fesë për të marrë pjesë në këtë ceremoni? Në çfarë cilësie ka marrë pjesë bashkëshorti i presidentes në këtë ceremoni? Nëse ka qenë si burrë i presidentes pse ka veshur uniformë?”.