- Reklama -

Ganimete Musliu: Me përralla nuk qeveriset vendi!

Në seancën e jashtëzakonshme Parlamentare dedikuar rritjes së çmimeve të prodhimeve në vend, sot, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, tha se kryeministri Albin Kurti është “disi i shkëputur nga realiteti”.

Deputetja Musliu ceku se ‘ne e kishim të qartë se ky njeri do të shkaktonte kaos menaxherial, por për fat të keq kaosi i tij ka marrë rrugën e rrezikshme për vendin dhe për të gjithë ne. Askush nuk habitet më, me ndryshimin e Albinit. As me harresën e tij dhe të atyre deklaratave të tij të famshme’.

- Reklama -

”Ajo që nuk mund të tolerohet më është gatishmëria e tij për të mohuar të gjitha të arriturat e deritashme, për të mohuar edhe vet historinë dhe për të rrezikuar jetën dhe të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, theksoi Musliu.

Ajo deklaroi se Kurti nuk kishte rezultat të bazuar në program të mirëmenduar qeverisës, por është një rezultat i pastër mbi bazën e një demagogjie të papërgjegjshme.

”Tani përballja me sfidat qeverisëse tregon qartë që barku nuk ngopet me broçkulla alla Albinçe dhe brigadave të tij recituese”.

Musliu shtoi se ”tani më edhe qytetarët e kanë kuptuar hipokrizinë e Albinit dhe talljen që ai çdo ditë e bën në adresë të tyre. Albini dhe kabineti I tij nuk e bënë një gjë të tillë sepse një vit iu desh të recitonin rezultatin e zgjedhjeve sepse kjo e vetëkënaqte egon e tij., ne e kemi të qartë se çfarëdo që të themi në këtë debat, nuk gjejmë fjalë për ta pranguar këtë dezastër qeverisës”, ka potencuar Musliu.

Ajo theksoi se opozita nuk mund të heshtë, dhe kjo opozitë pandërprerë e ka ngritur zërin kundër keqqeverisjes se Albin Kurtit.

”Është e vërtetë, ne nuk hodhëm gaz lotsjellës. Nuk u çirrem nëpër këtë Kuvend duke ofenduar dinjitetin njerëzor të askujt, por që kjo opozitë e paralajmëroi Albin Kurtin për sfidat që kalonim me pandeminë dhe më vonë për zhvillimet politike globale, këtë nuk mund ta mohon askush”, ceku deputetja Musliu.

Po ashtu, ajo rikujtoi pyetjen që i bëri Kurtit kohë më parë.

”Kur e kam pyetur se a e din sa kushton një litër vaj një bukë, një kg sheqer, një kg krip e një litër qumësht? Çfarë bëri Albini atëherë? Ai qeshi! E për ta kënaqur egon tij, qeshi edhe kori i deputetëve të VV¬-së”, theksoi ajo dhe shtoi se “edhe kolegët e tjerë të opozitës e kanë ngritur zërin dhe kanë ofruar alternativa të ndryshme si për shtrenjtim e energjisë elektrike si për çdo gjë tjetër që po shkon keq në këtë vend”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort