Mbikëqyrësi i Gjykatës Themelore në Prizren, dega Suharekë, Selajdin Gallapeni, gjatë raportimit para Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën tremujore prill-qershor 2025, tha se Gjykata Themelore në Prizren së bashku me degët e saj ka arritur një efikasitet prej 123%.
Sipas Gallapenit, në divizionin civil, Gjykata Themelore në Prizren me degët ka mbi 10 mijë lëndë kontestimore aktive.
Ai theksoi se kryetarja e gjykatës, Shpresa Emra, ka mbajtur takime me qytetarë, gjyqtarë dhe dorëzues të gjykatës, me qëllim adresimin e çështjeve me rëndësi.





