Gabriel Escobar, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, njëherit Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, ka folur në një intervistë ekskluzive për Gazetën Online Reporteri.net duke përcjellur mesazhe të prera që i adresohen Kosovës. Esobar, në këtë intervistë të gjatë dhe të parën për ndonjë medium në Kosovë, foli në veçanti për dialogun Kosovë-Serbi dhe zotimet që priten nga të dyja palët për njëra-tjetrën.
Pak ditë para vizitës së tij të parë në Kosovë, Escobar tha se në udhëtimin e tij në Prishtinë e Beograd do të theksojë se dialogu i lehtësuar nga BE-ja duhet të jetë prioritet i të dy vendeve. Kjo pasi, siç thotë ai, status quo-ja po i dëmton të dy vendet.
“Më 2 shkurt do të udhëtoj për në Beograd dhe udhëheqësve në të dy kryeqytetet do t’ua përcjellë të njëjtën porosi: mënyra me e mirë që udhëheqësit e të dy vendeve të përmbushin premtimet para qytetarëve të tyre është duke i dhënë prioritet dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kjo gjendje e tanishme e ngrirë, status quo, nuk po funksionon, siç po e shohim nga eksodi i vazhdueshëm i të rinjve që besojnë se e ardhmja e tyre është diku tjetër.





