Home LAJME Gabriel Attal zgjedhet kryeministri i ri i Francës

Gabriel Attal zgjedhet kryeministri i ri i Francës

0
Gabriel Attal zgjedhet kryeministri i ri i Francës

Gabriel Attal është zgjedhur kryeministri i ri i Francës, një ditë pasi Elisabeth Borne u dorëhoq.

Në moshën 34-vjeçare, Attal është kryeministri më i ri në moshë në Francën moderne, duke tejkaluar edhe Laurent Fabiusin që ishte zgjedhur në moshën 37-vjeçare.

Përzgjedhja është përpjekje e presidentit Emmanuel Macron për të rifreskuar mandatin e tij të dytë, para zgjedhjeve parlamentare më vonë gjatë vitit.

Attal deri tash ka shërbyer si ministër i Arsimit. Ai do ta udhëheqë Qeverinë e re drejt zgjedhjeve të rëndësishme të Parlamentit Evropian në qershor.

Borne u dorëhoq një ditë më par, pas më pak se dy vjetësh në postin e kryeministres. Ajo u largua pas raportimeve se presidenti ka kërkuar riorganizim para zgjedhjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here