LAJME

“Fytyrës me shqiponjë” i përmbushet ëndrra, shpërblehet nga Shqipëria

“Fytyrës me shqiponjë” i përmbushet ëndrra, shpërblehet nga Shqipëria
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Tetor 2023, 20:16

Shqipëria shpërblen tifozët e veçantë të Kombëtares Shqiptare tetë vite pasi u bë i njohur me imazhin e pazakontë: shqiponjën kuqezi në fytyrë.

Besmir Limani, me origjinë nga Struga, ultrasi që u shfaq më një stil origjinal me simbolet kombëtare në Euro 2016, me rastin e ditëlindjes ka marrë si dhuratë nga presidenca e Shqipërisë pasaportën shqiptare.

Limani, nëpërmjet një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, ka falënderuar Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, për realizimin e kësaj ëndrra, duke premtuar se “Fytyra me shqiponjë” spikatë në stadiumet e Gjermanisë edhe në “Euro 2024”

“I nderuari Ministër

Të faleminderit publikisht për realizimin e ëndrrës për pajisjen me pasaportë shqiptare.

Në Gjermani Euro 2024 unë, Besmir Limani, “Fytyra me shqiponjë”, udhëtoj edhe me dokument Kuq e Zi!

I juaji,

B. Limani”

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika