- Reklama -

Futbollisti i talentuar me prejardhje nga Opoja e Dragashit, Genti Shabani, nga Danimarka transferohet në Spanjë

Futbollisti i supertalentuar 17 vjeçar, Genti Shabani me prejardhje nga Opoja e Dragashit, qysh nga fëmijëria ka filluar te merret me sportin më të popullarizuar në planetë, duke qenë pjesë e klubit të mirënjohur të Danimarkës “EfB/Esbjerg”.

Ai së fundi ka qenë pjesë e grupmoshës U17 të këtij klubi danez, duke treguar shkathtësi dhe performanca të jashtëzakonshme në fushën e blertë.

- Reklama -

Ditë më parë, gjatë turneut të mirënjohur të futbollit “ Nord Sea Cup” të shteteve skandinave, Genti ka tërhequr me paraqitje fascinuese vëmendjen e skautëve spanjollë, duke e përzgjedhur atë që bëhet pjesë e skuadrës së njohur nga shteti iberik “ Real Murcia”.

Genti ka pranuar ofertën e spanjollëve, dhe ai tashmë do të vijojë karrierën e tij në Murcia duke ndjekur njëkohësisht edhe shkollimin në “ International School Murcia”. Genti për Televizionin e Prizrenit thotë “ Shpresoj të kam sukses në të ardhmen me ndihmën e zotit dhe angazhimeve të mia”.

E ne shpresojmë se me formimin e tij të mëtejshëm si futbollist dhe falë paraqitjeve të suksesshme në fushën e gjelbër, ai të ketë karrierë kulminante dhe një ditë të vesh fanelën e përfaqësueses së Kosovës ose të kombëtares shqiptare.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren së shpejti pritet...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort