LAJME

Fushata e partive në Gjermani, ambasada gjermane del me njoftim

Fushata e partive në Gjermani, ambasada gjermane del me njoftim
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Dhjetor 2025, 09:59

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se aktivitetet e fushatës zgjedhore nga zyrtarët të huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më të shkurtër se tre muaj para zgjedhjeve.

Të gjitha partitë në Kosovë kanë në listat e tyre kandidat që vijnë nga diaspora, përkatësisht Gjermania.

Fushata për zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit është paraparë të hapet më 17 shkurt.

Liderët e partive kanë paralajmëruar takime me mërgimtarë gjatë këtij vikendi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika