Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se është bërë një hap kyç drejt rritjes së transparencës në menaxhimin e parasë publike.
Funksionalizohet ndërlidhja ndërmjet sistemit të e-Prokurimit dhe Sistemit për Menaxhimin e Financave Publike

MFPT ka njoftuar se nga muaji gusht, sistemi i e-Prokurimit dhe sistemi i Thesarit janë të ndërveprueshëm, ku çdo procedurë prokurimi për projekte kapitale mund të nisë vetëm pasi të jetë konfirmuar një zotim buxhetor, qoftë ai vjetor apo shumëvjeçar, duke parandaluar kësisoj shpenzimet pa mbulim financiar.
“Ky hap përmirëson ndjeshëm planifikimin e investimeve kapitale dhe garanton që procedurat e prokurimit të fillojnë vetëm kur fondet përkatëse janë të zotuara dhe të konfirmuara. Gjithashtu, ndërlidhja shmang parregullsitë dhe vonesat, duke ofruar më shumë transparencë për qytetarët dhe rritur efikasitetin në menaxhimin e financave publike”, shton tutje MFPT.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

