LAJME

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe shkarkime rrufesh
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Maj 2026, 06:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës mbi vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.

Sipas parashikimit për të shtunën, 9 maj 2026, gjatë orëve të ditës pritet zhvillim i vranësirave konvektive, të cilat lokalisht mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh në disa zona të kufizuara të Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.

Po ashtu, do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika