Komuna e Prizrenit, përmes faqes së saj zyrtare në facebook, njofton se Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, i fton qytetarët e komunës së Prizrenit që të aplikojnë në thirrjen e kësaj drejtorie për të përfituar nga projekti për renovimin dhe meremetimin e shtëpive apo banesave.
Nga ky projekt do të mbështeten familjet skamnore pa strehim dhe ato me shtëpi të dëmtuara nga vjetërsia.





